Paradokse

Nga Lutfi Dervishi 

Paradokse

 1. Naftën e kemi nën këmbë, por e blejmë me çmimin më të shtrenjtë në kontinent.

2. Ujin e kemi me bollëk, por çezmat na mbeten të thata.

3. Mineralet i nxjerrim nga nëntoka, por pasurinë nuk e shohim me sy.

4. Kemi 300 ditë diell, por dritat i paguajmë si luks.

5. Tokën e kemi pjellore, por tryezën e mbushim me importe.

6. Kemi det e liqene, por peshkun e hamë të ngrirë nga jashtë.

7. Kemi male përrallore, por fshatra që po fshihen nga harta.

8. Kemi natyrë që të zgjat jetën, por qeverisje që të merr frymën./sakte,net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme