Matthew Mellon, një playboy miliarder, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.
Bankieri dhe ish-bashkëshorti i Tamara Mellon, humbi betejën me varësinë ndaj drogës.
Ai ishte shtruar në një klinikë rehabilitimi në Kankun të Meksikës.
Ai la pas tre fëmijë.
Në një deklaratë, familja kërkoi që të respektohej privacia e tyre në këto kohë të dhimbshme.
Mellon e bëri pasurinë e tij me kriptovalutat, duke kthyer një investim prej 2 milionë dollarë në një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Ai kishte pasur prej vitesh probleme me varësinë ndaj pilulave të dhimbjes, OxyContin.
Miliarderi shpenzonte deri 100 mijë dollarë në muaj me OxyContin, duke marrë 80 pilula në ditë.
Mellon lindi në Nju Jork si djali i themeluesit të bankës Mellon.
Mamaja e tij vinte nga firma e njohur e investimeve, Drexel.