Mijëra persona të vrarë kryesisht civilë, gra dhe fëmijë… shkatërrimi total i trashëgimisë kulturore janë vetëm disa nga pasojat e një prej luftërave më të tmerrshme gjatë dekadave të fundit, transmeton Telegrafi.
Dikur qyteti më i populluar i Sirisë, një qendër universitare dhe qyteti arab i kulturës, kurse sot është shndërruar në një grumbull rrënojash të betonit, pluhurit dhe gjakut.
Se si është dukur Aleppo, i cili pas Damaskut dhe Sanës është qyteti më i vjetër i banuar në botë, shikoni më poshtë fotogalerinë.