Parajsat e Tokës

15 vendet më magjike për të jetuar

Të ndërtuar në cepat më të bukur të botës, këto janë vendbanimet më të jashtëzakonshme që njerëzit kanë ndërtuar ndonjëherë në harmoni me natyrën
Që nga fshati që është ndërtuar mbi një krater vullkani aktiv dhe deri te fshati “lundrues” i Perusë, këto vendbanime janë të fshehura dhe krejt të izoluara nga pjesa e tjetër e botës.

1. Aogashima, Deti i Filipineve

Mendohet të jetë fshati më i guximshëm në botë, Aogashima ndodhet në ishullin e Filipineve dhe në të jetojnë 200 banorë në mes të një krateri vullkanik. Hera e fundit kur vullkani shpërtheu ishte në vitin 1780 dhe ishte fatal për jetën e gjysmës së njerëzve në ishull. Pas 50 vjetëve braktisje të ishullit, banorët e mbetur u rikthyen sërish në ishull dhe sot numri i tyre është 200.

2. Monemvasia, Greqi

Monemvasia është një vendbanim i vogël dhe pothuajse i padukshëm pas një faqeje shkëmbi në Lakonia të Greqisë. Ishulli është ndarë nga kontinenti që në vitin 375 pas krishtit, si pasojë e një tërmeti, që shkëputi këtë pjesë toke duke e fshehur nga pjesa tjetër e botës, pavarësisht kësaj është krijuar një vendkalim që e lidh ishullin me vendet e tjera.

3. Manastiri Phugtal, Indi

Rrëzë një shkëmbi në Indi, ngrihet Manastiri Phutgal, i cili është një nga manastiret më të izoluara të Indisë Veriore. Ky manastir i pazakontë, që duket sikur është gdhendur në shkëmb dhe jo ndërtuar, ka qëndruar si një thesar i fshehur deri në vitin 1800, kur u zbulua nga eksploratori Aleksandër Kozmo de Koros.

4. Isortoqi, Grenlandë

64 njerëz jetojnë në fshatin Isortoq në Greenland, i cili është vendosur në mes të borës dhe akullit. Banorët ushqehen vetëm me mish pasi, është e pamundur që të rriten bimë për shkak të klimës. Ndodhet vetëm një supermarket në cep të këtij fshati, i cili ofron një varietet produktesh dhe sidomos, majonezë dhe “ketchup” për mishin. Greenland është një vend autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, i vendosur në mes të Arktikut dhe oqeanit Atlantik.

5. Fshati Gásadalur, Danimarkë

Fshati i izoluar i Gásadalur është i vendosur në anën perëndimore të Vágar në Ishujt Faroe. Nuk do ta besoni por atje jetojnë vetëm 16 banorë dhe kanë një pamje mahnitëse mbi shkëmbinjë. Në vitin 2004 është ndërtuar një tunel për të mundësuar lidhjen e banorëve me fshatin tjetër, sepse më parë ato ngjisnin një mal 400m të lartë me kalë.

6. Oazi i Huacachinas në Peru

Qyteti Huacachina është vendosur në një nga klimat më të thata në botë. Qyteti oaz rrethohet nga palma, është i lulëzuar dhe mendohet se vendi është kurativ. Jetojnë 96 banorë të cilët kanë të zhvilluar edhe biznesin e vogël për shkak të pozicionit gjeografik të frekuentuar nga vizitorët. Oazi mbetet një ndër imazhet më spektakolare të planetit.

7. Shkëmbi i Bandiagara, Mali

Shkëmbi Bandiagara në Mali duket sikur është krijuar nga balta, por ai është një fshat real në perëndim të Afrikës. Ky fshat është ndërtuar nga balta me ngjyrë të kuqe. Dhomat interesante prej balte, shtëpitë, hambaret, institucioneve të shenjta dhe komuna të cilat janë të përsosura për t’u eksploruar.

8. Undredali, Norvegji

Fshati i vogël i Undredal është shtëpi për rreth 100 njerëz dhe 500 dhi, dhe është një nga destinacionet më popullore turistik përgjatë Aurlandsfjorden. Undredal është i famshëm për djathin e dhisë në ngjyrë kafe, dhe madje prodhon edhe salcice të shijshme me mish dhie. Para viteve 1988, Undredal ishte i arritshëm vetëm nga anije, por tani është krijuar një lidhje e re më rrugë tokësore, duke ndërtuar dy tunele, si pjesë e rrugës evropiane E16.

9. Furore, Itali

I futur larg në një gji, Furore është një fshat i çuditshëm italian. Furore ka shtëpi me ngjyra të ndezura dhe dekore murale. Ai është i fshehur për udhëtarët, por qëllimisht është kërkuar që shtëpitë të ngjyrosen në mënyrë që fshati piktoresk të shihet nga rruga bregdetare. Pas bujës duke e quajtur atë “fshati që nuk ekziston”, kryetari i Komunës kërkoi që emri i fshatit të shkruhej në hartë.

10. Sapa, Vietnam

Sapa është një rajon në Vietnam që njihet për fushat e gjelbërta të mbjella me oriz. Banorët i kanë hapur shtëpitë e tyre për turistët dhe ofrojnë punime artistike të punuara nga fiset e ndryshme.

11. Coober Pedy, Australi

Qyteti i minatorëve, Coober Pedy në Australi, është i njohur si kryeqyteti botëror i opalit. Që nga kohërat antike, opali ishte simbol i shpresës, pafajësisë dhe pastërtisë, ndërsa më të shtrenjtit mineralë të tillë ndodhen pikërisht në këtë vend. Për shkak të temperaturave të larta, që zakonisht janë mbi 50 gradë celsius, 1700 banorë jetojnë nën tokë. Problemi më i madh i tyre është uji dhe, natyrisht, drita e diellit që rrallë guxojnë ta shohin!

12. Rougon, Francë

I vendosur nën një dalje të madhe shkëmbore, fshati është i vendosur në mënyrë të përkryer në një pamje panoramike në grykën e Verdon. Vizitorët mund të eksplorojnë Saint Christophe, kishën e kalvinist francez, mbetjet e kështjellës së saj feudale dhe të gëzojnë panairin lokal që bëhet të dielën e fundit në muajin qershor. Nëse keni ndjenja aventureske mund të bëni kamping gjatë gjithë vitit.

13. Supai, Arizona

Miliona njerëz shkojnë çdo vit në Kanionin e Madh në SHBA. Por të paktë janë ata që e dinë se në këtë panoramë ka edhe një vend, ku jeton një fis indian. I fshehur në thellësi, ky është vendi ku jeton fisi Havasupai, që është edhe kombi më i vogël indian në Amerikë.
Vizitorët mund të shkojnë atje me këmbë ose me mushkë. Fisi ka 600 banorë. Supai është fshati kryesor dhe aty ka kafene, dyqane, një postë, shkolla dhe një kishë e vogël e krishterë. Në këtë vend të izoluar, posta shkon me mushkë. Rreth 20 mijë turistë vijnë çdo vit këtu për të parë këtë vend fantastik.

14. Tristan da Cunha, Saint Helena

Duke marrë çmimin e parë si fshati më i largët në tokë, Tristan da Cunha është i arritshëm vetëm nga një udhëtim gjashtë ditor me anije nga Afrika e Jugut përmes Oqeanit Atlantik. Arkipelagu i banuar qëndron 2 kilometra larg nga Shën Helena, 2.3 kilometra nga Afrika e Jugut dhe 3.4 kilometra nga Amerika e Jugut. Është vetëm shtatë kilometra i gjatë dhe 37,8 kilometra katrorë.

15. Ishujt Uros Floating, Liqeni Titicaca Puno, Peru dhe Bolivi

Ishujt e Uros në Liqenin Titikaka Puno janë të izloluar nga bota dhe ndodhen në kufirin ndërmjet Perusë dhe Bolivisë. Fiset e para që jetojnë këtu, janë Inca Uru, të cilët jetojnë në dyzet e dy ishujt lundrues që janë bërë nga xunkthe totora. Xunkthe-t duhet të shtohet vazhdimisht, pasi në fund mund të kalbet si pasojë e ujit. Uros gjithashtu i përdorni këto xunkthe për një pjesë të madhe të dietave të tyre, si dhe konsumojnë pjesën e poshtme të bardhë të kallamishteve./Epoka e Re

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme