Kryeminstri Edi Rama ka qenë sot i prerë në paralajmërimin e tij ndaj kryetarëve të Bashkive: Nga sot, çdo rast që ata nuk përgjigjen për zyrën e bashkëqeverisjes, do të bëhet publik.
Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë takimit që ka pasur me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku tha se një ngainstitucionet që bëjnë veshin e shurdhët kanë qenë pikërisht bashkitë e vendit.
‘’Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë, është për të ardhur keq, pasi janë për nga natyra dhe përveçse me ligj, duhet të jenë pranë njerëzve, pranë komuniteteve. E vetmja zonë konflikti që kemi ne me qytetarët është pushteti vendor.
Hasim shpesh në shurdhëri dhe indiferencë, nuk kam dashur që të publikoj rastet dhe emrat e kryebashkiakëve, po do jem i detyruar që ta bëj. Zotërinjtë kryebashkiakë, jo zonjat, janë ata që nuk përgjigjen, duhet ta llogarisin që sot se do përballen publikisht.
Është e vetmja gjë që na ka mbetur pasi koordinatorët që merren me Bashkitë janë kthyer në lutësa, më shumë sesa besimtarët që shkojnë në kisha dhe xhami. Kjo duhet të mbarojë së paku nga ne, po rrënojnë dhe reputacionin e platformës. Këtë nuk mund ta lejojmë”, u shpreh Rama në mbyllje të takimit.