Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar arrestime për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Avokati i familjes Dehari, tha sot se prokuroria duhet të prëgatitet për arrestime lidhur me rastin.
“PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME. Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit. Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit. Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria”, shkroi Gashi.
“Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e Gashit.