Paralajmërohet koncepti bërthamor Audi F-Tron

Audi Mesarthim F-Tron është një koncept i cili mund të hap portat për centralet bërthamore të së ardhmes. Emri Mesarthim i referohet sistemit Mesarthim në yjësinë e Deshve.
Ende nuk janë konfirmuar specifikat e fuqisë së këtij koncepti, por duhet theksuar se ky është një hap i madh emocionues në burime të reja të energjisë, transmeton Koha.net. Ky koncept nuk është koncepti zyrtar i dizajnuar nga kompania Audi, por i një dizajnerit të pavarur rus, Grigory Gorin. Ai thotë se koncepti Mesarthim F-Tron është dizajnuar që të “tërheqë vëmendjen ndaj fuzionit bërthamor dhe mundësinë për ta përdorur si një burim të sigurt dhe ekologjik të energjisë”.
Energjia bërthamore është e njohur si një metodë efikase për prodhimin e energjisë dhe dizajneri i F-Tron thotë se ky koncept implementon fuqi të pakufizuar dhe ndikon pak apo fare në mjedis, ndërsa shfrytëzon proceset amë brenda veturës, gjegjësisht, fuzionin nuklear.

Siç thekson Gorin, procesi i fuzionit bërthamor krijon një sasi shumë të madhe të energjisë nga pothuajse asgjë. Qëllimi i kompanisë së tij është shfrytëzimi i fuqisë së një reaksioni të fuzionit bërthamor në një mjedis të mbyllur, dinamik siç është vetura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme