Kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar që të propozojë mundësi të rritjes së pagave për shërbyesit civil, në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi.
Sipas tij është një rritje e konsiderueshme e buxhetit gjatë këtyre dy viteve që mundëson lëvizjen e pagave.
Lidhur me konkursin e anuluar për mjekët specialistë kabinetin qeveritar e ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Sipas tij Ligji i Buxhetit i ka obliguar për sistemimin e specialistëve të papunë dhe për këtë janë harmonizuar me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
Rrahmani tha se konkursi është shpallur duke u bazuar në nevojat e QKU-së dhe profili i specialistëve.
Ministri i Shëndetësisë tha se kryeinspektori i punës duhet ta anulojë vendimin e Inspektoratit për konkursin dhe të vazhdohet më tutje.
Në lidhje me këtë situatë kryeministri Isa Mustafa tha se dëshiron që kjo situatë të zgjidhet dhe nuk duhet të lejohet që të pësojnë njerëzit që kanë konkurruar.