Paralelja shqipe “e padëshiruar” në Çashkë

Gazetare: Melihate Rustemi

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se paralelja shqipe e hapur për herë të parë në Çashkë të Velesit do të funksionojë sikurse të gjitha paralelet e tjera maqedonase pasi për hapjen e saj janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Ministri Shaqiri tha se institucioni që ai drejton nuk do të bëj asgjë më shumë përveç se fëmijëve të klasës së parë t’u siguroj të drejtën për t’u arsimuar në gjuhën amtare.

Megjithatë edhe përkundër kësaj deklarate të ministrit Shaqiri, banorët maqedonas të Çashkës nuk lejojnë që nxënësit shqiptarë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare. Ata prej ditësh protestojnë duke pamundësuar zhvillimin e procesit mësimor. Madje disa prej banorëve edhe pse protestojnë nuk e dinë se për çfarë kanë dalë para shkollës.

“Nuk e di, nuk me pengon. Ju, a keni protestuar, a i keni mbështetur protestat? Po Përse protestoni? Nuk e di, në Jabollçishtë le të hapin diçka të tillë”, tha një banor i Çashkës.

Një pjese e tyre ndërkohë vlerësojnë se tensionet për paralelen me mësim në gjuhën shqipe janë të nxitura nga politika.

“Me shqiptarët bashkëjetojmë me vite, dekada. Nuk është asgjë e keqe nëse ajo bëhet.  Megjithatë, politikanët po bëjnë politikën e tyre dhe po na shtynë të grindemi mes veti, nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ju, a keni protestuar? Jo”, shtoi një banor i Çashkës.

Ndërkohë nxënësit shqiptarë që tashmë ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase thonë se ballafaqohen me vështirësi të shumta. Ata ëndërrojnë arsimimin në gjuhën shqipe.

“Shqip a di diçka? Jo, asgjë. A je mundu me mësu diçka shqip? Po, alfabetin. A ke ndonjë lektyrë në gjuhën shqipe? Jo. Në klasën tënde sa nxënës jeni shqiptarë? Dhjetë”, u shpreh një nxënëse.

Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë, 70 nxënës shqiptarë nga klasa e parë deri në të 9 janë të detyruar të shkollohen në gjuhën maqedonase në mungesë të mësimit në shqip. Të enjten në këtë shkollë dhe në komunën e Çashkës do të qëndrojë ministri Shaqiri për të sqaruar se hapja e paraleles me mësim në gjuhën shqipe është në përputhje me ligjin. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme