Paralizohet Stambolli, anulohen 640 fluturime dhe mbyllet ura e Bosforit

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin kanë bërë te mbyllet Ura e Bosforit dhe kompania ajrore “Turkish Airlines” (THY) të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë, të cilat do të realizoheshin nëpërmjet aeroportit “Ataturk”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Si pasojë e vonesës së fluturimeve, kompania ajrore “Turkish Airlines” THY në dy ditët e fundit ka ofruar udhëtime për 29 000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13 000 udhëtarë të tjerë janë dashur të vendosen në hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia për realizimin e fluturimeve të së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Gjithashtu, stafi i aeroportit po punon për pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.

Ura e Bosforit është mbyllur, ndërkohë që një stuhi e rëndë dëbore goditi Stambollin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme