Parandalohet një rast i futjes së drogës në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.

Sipas këtij institucioni, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë.

“Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

ShKK tutje thotë se mbesin të përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, “duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”.

Kujtojmë se për tri vjet në burgjet e Kosovës me gjetje të drogave kanë qenë rreth 500 raste. /21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme