Parandalohet një sulm terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë

Forcat e sigurisë saudite, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të parandalojnë një sulm terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Një i dyshuar i cili kishte qenë i akuzuar nga policia saudite, në mos pajtim për t’u dorëzuar, hodhi vetën në ajër, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Shpërthimi ka ndodhur në një lagje në Mekë ku i dyshuari ishte i fshehur. Shpërthimi ka shkaktuar shembjen e një pjese të asaj ndërtese, ndërkaq kanë mbetur të lënduar gjashtë emigrantë dhe pesë pjesëtar të sigurisë.

Policia ka arrestuar pesë persona përfshirë edhe një grua, për përfshirje në komplot.

Xhamia Masjid al-Haram, është Xhamia më e madhe në botë, ku ndodhet Qabja, një vend i shenjtë për myslimanët.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme