Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kthjellime dhe rritje temperaturash. Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjelli mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit.
Ndërsa në orët e pasdites parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore./GSH
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore dhe Qëndrore do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të tyre duke bërë që të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit do të dominohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.