Parashikimi i motit për këtë javë në Shqipëri

Një qendër e fuqishme ciklonare e vendosur në brigjet e Italisë do të ndikojë mot të paqëndrueshëm edhe në vendin tonë. Megjithatë, Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj qëndre ciklonare. Për pasojë deri në fundjavë moti do të jetë i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut si dhe të dëborës të jenë prezent. Më të dendura në zonat verilindore dhe juglindore, por dëbora do të zbresë deri në zonat e ulëta dhe bregdetin veriperëndimor. Parashikohet që reshjet të jenë prezent edhe ditët në vijim, ndonëse sasia e tyre do të jetë më e pakët. Ndërsa ngricat në akset rrugore do të mbeten prezent edhe gjatë kësaj jave në zonat malore.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të jenë tipike të dimrit, ku temperaturat më të ulëta do të jenë në zonat malore, deri në -7 apo -8 gradë C dhe maksimalet nga -1 në 3 gradë C.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të variojnë me minimalet nga 1 në 3 gradë C dhe maksimalet nga 8 deri në 10 gradë C. Parashikohet që muaji janar të mbyllet me temperatura relativisht të ulëta, por jo në vlera ekstreme si temperaturat që përjetuam javën e kaluar.

Era do të  fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h, nga drejtimi juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 – 6 ballë./ opinion.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme