Për ditën e hënë, 15 qershor, vendi ynë do të dominohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa nuk priten reshje shiu në asnjë nga qarqet e Shqipërisë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat e ajrit do të shënojnë vlera tipike verore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 19°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 30°C.
Në vendet e ulëta, termometri do të luhatet nga 16°C në mëngjes deri në 31°C gjatë orëve të mesditës. Ndërkohë, në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 27°C.
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
The post Parashikimi i motit për këtë të hënë, ja sa do të jenë temperaturat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



