Baba Vanga me sukses kishte arritur të parashikojë sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi kullat binjake, rritjen e organizatës terroriste ISIS, dhe se presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara do të jetë një afrikano-amerikan.
Pak ditë para vdekjes së saj në vitin 1996, Baba Vanga kishte deklaruar se gjatë mandatit të Barack Obamës do të ketë krizë ekonomike, dhe se njeriu i vetëm që do të shërbej si “paqeruajtës” dhe do ta nxjerr vendin nga kriza, do të jetë pikërisht “personi që do ta zë pozitën e tij”, transmeton Telegrafi. “Të gjithë do të mbajnë shpresa që ai do ta parandalojë një gjë të tillë, por do të ndodhë e kundërta. Do ta shkatërrojë atë vend dhe do të fillojnë konfliktet mes jugut dhe veriut, ku edhe do të eskalojë situata”, pati thënë Nostradamusi i Ballkanit për administratën e Obamës. Ajo gjithashtu ka thënë se Evropa “nuk do të ekzistojë” deri në fund të vitit 2017.
Megjithatë, nuk është se Baba Vanga ia ka qëlluar të gjitha – kur tha se në vitin 2010 do të na sulmojnë jashtëtokësorët, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur.