Parashutistët përplasen në ajër, fundi është tragjik

Ky është momenti rrëqethës kur një parashutiste humb jetën, pasi përplaset me një parashutist tjetër në një plazh në Meksikë.

Pamjet amatore shfaqin tragjedinë dhe turisten 47-vjeçare, e cila humb jetën pasi përplaset me një parashutist tjetër dhe përfundon më fytyrë në rërë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë të shtunës pasdite në një plazh afër resortit turistik Puerto Escondido.

Viktima është identifikuar si Ursula Hernandez nga Mexico City, e cila u dërgua me urgjencë në spital pasi u përplas në tokë, por u konstatua vdekja e saj.

Ndërsa parashutisti tjetër i paemëruar, gjithashtu është dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme