Paratë më të falsifikuara, që qarkullojnë në Kosovë (Video)

Në disa vende në Prishtinë monedha prej 2 euro është larguar nga përdorimi. Madje edhe në institucione zyrtare.

Krejt kjo për shkak se ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve të parave të falsifikuara që po raportohen nga Policia e Kosovës.

E monedha më e falsifikuar e cila po qarkullon në Kosovë në vitin 2020 është ajo 2 euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës kjo monedhë përbënte 98% të të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara që janë tërhequr nga qarkullimi.

“Sa i përket monedhave në vitin 2020, ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, monedha më e falsifikuar ishte ajo në prerje prej 2€, e cila përbënte rreth 98 përqind të të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Ndërsa për dallim nga vitet e kaluara kur kartëmonedhat më të falsifikuara ishin ë ato 50 dhe 100 euro, në vitin 2020 është ajo e 5 eurove.

“Ju informoj se duke u bazuar në raportet e fundit të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë përgjatë vitit 2020, për dallim nga vitet paraprake kur kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 50 dhe 100 euro, në vitin 2020 kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 5 euro, të cilat përbënin rreth 39 përqind të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme