Londër, 31 janar – Parlamenti britanik filloi sot të debatojë Projektligjin që autorizon qeverinë të fillojë negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian.
“Esenca e këtij projektligji qëndron mbi një çështje shumë të thjeshtë. Ai i besojmë ne popullit apo jo?”, deklaroi para deputetëve ministri i ngarkuar për Brexit, David Davis, duke aluduar për rezultatin e referendumit që vendosi më 23 qershor daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
I quajtur “Projektligji i Bashkimit Evropian”, dokumenti shumë i shkurtër i kërkon parlamentarëve t’i japin kryeministrit pushtetin për të njoftuar, sipas nenit 50 të traktatit të BE-së, qëllimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja.
“Shqyrtimi i këtij teksti para Dhomës së Komunave fillon sot dhe nesër, më pas vazhdon më 6,7 dhe 8 shkurt dhe pritet të përfundojë me një votim”, sipas qeverisë.