Ky është përfundimi i debatit për Maqedoninë që është mbajtur në Komisionin për punë të jashtme të PE-së në Bruksel.
“Pas VMRO-DPMNE-së tani edhe partia tjetër duhet të fitojë shansin të bëjë qeveri”, ka thënë deputeti kroat Tonino Picula, transmeton Aktuale.mk.
Madje raportuesi për Maqedoninë Ivo Vajgël ka thënë se nuk është ide e mençur të përsëriten zgjedhjet si që e propozoi VMRO-ja pasi nuk arriti të formojë qeveri. /INA