Parlamenti Evropian: Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë në rrugën drejt BE-së

BE duhet të sqarojë opinionin serb se “rruga drejt anëtarësimit të Serbisë në BE, kërkesa për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së kësaj të fundit, ndonëse kjo mund të ndodhë në një të ardhme”, thuhet në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian (PE).

Në rekomandimet e BE-së dhe të PE-së të përfshira në analizë theksohet se “opinioni në Serbi nuk kupton sa duhet se çfarë BE kërkon kur është fjala për Kosovën, duke përfshirë edhe kuptimin e frazave “normailizim të plotë nga “njohje” me vërejtjen se” Kosova është çështje më e diskutueshme “në marrëdhëniet e BE-së dhe negociatat me Serbinë për anëtarësim, njoftojnë mediet serbe.

Prandaj, siç thuhet në analizë, “BE duhet duhet të bëjë përpjekje për të përshpejtuar komunikimin dhe thuhet se bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE tëpërqëndrohen në “normalizimin e plotë” të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve (Beograd – Prishtinë) dhe jo të jetë e detyrueshme për njohjen, edhe pse, në një moment, kjo mund të ndodhë në të ardhmen “, transmeton televizioni publik.

Prandaj, thuhet në analizë, “megjithëse për shumë serbë është një pilulë e hidhur, një gjethe fiku politike mund të jetë e mjaftueshme për të lehtësuar shqetësimet rreth pavarësisë së Kosovës”.

Tutje, në dokument thuhet që sa i përket marrëdhënieve dhe interesave të ndryshme të Serbisë në lidhje me BE-në, SHBA-të, Kinën dhe Rusinë, etj., është e rëndësishme që “Bashkimi Evropian të sigurojë që rrethanat që kanë ndodhur në vitin 2013, në Ukrainë, të mos përsëriten në Serbi, në 2018 “.

E kjo do të thotë që anëtarësimi i Serbisë në BE të projektohet ndryshe nga vendet tjera.

Përpiluesit e kësaj analize theksojnë se në Serbi “çdo hap që konsiderohet kërcënim të tërësisë territoriale dhe sovranitetit  të saj, e këtu  nënkuptohet Kososva, parashihet si rrezik për ekzistencën kombëtare”.

Në rekomandim  thuhet poashtu se  “duhet një bashkëpunim me Komisionet Evropiane  që të ndihmojë në zhvillimin e strategjisë në adresimin e çështjeve që lidhen me Kosovën, kur është fjala për anëtarësimi e Serbisë në BE.

Këtu do të hynin në punë edhe inkuadrimi i shoqërisë civile, fushata informative, aktiviteti i grupeve parlamentare mes PE-së dhe Serbisë, me synimin që opinioni serb të njihet sa më mirë për këtë çështje e sidomos për të kontribuar në dialogun e brendshëm për  Kosovën, duke treguar faktet që kanë të bëjnë me obligimet e Serbisë karshi Kosovës nga pikëpamja e BE “.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme