Parlamenti holandez ngre pikëpyetje: A ndikon vendimi i Shqipërisë për të shitur pasaporta në Sigurinë Kombëtare?
Rama do të shesë nënshtetësinë shqiptare, me një skemë “fantastikisht të korruptuar
Politikani holandez Pieter Omtzigt ka parashtruar një seri pyetjesh në parlamentin holandez në lidhje me planin e kryeministrit Rama për t’i shitur nënshtetësinë shqiptare investitorëve të pasur. Një ndër pyetjet drejtuar kryeministri holandez ishte nëse do ta konsideronte përdorimin e ‘procedurës emergjente të pezullimit’ të lëvizjes pa viza në vendet e Shengenit për shqiptarët. Drejtuar kryeministrit dhe ministrit të punëve të Jashtme, pyetjet ngritën një sërë çështjesh se si kjo skemë do t’i mundësojë njerëzve të pasur që nuk janë europianë, të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit. Zoti Omtzigt i ka kërkuar kryeministrit t’i përgjigjet pyetjeve brenda 3 javësh. Pyetjet janë hartuar duke u bazuar në shkrimet ekskluzive të Exit Neës ku shpjegohet qartë deklarata e Ramës për skemën e shitjes së pasaportave, gjatë Konferëncës botërore për Nënshtetësinë në Londër, organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në tetor 2019.
Ja pyetjet e plota:
A i keni lexuar dy artikujt me tituj “Rama do të shesë me para nënshtetësinë shqiptare, me një skemë “fantastikisht të korruptuar” dhe “Mbrëmje në Londër për të promovuar “pasaportat e arta”?
A është e vërtetë që në në konferencë organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në Londër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të shesë pasaporta?
A është e vërtetë që përveç pasaportës shqiptare, ata do të përfitojnë dhe përjashtim nga taksat për 10 vjet dhe TVSH vetëm 6 për qind nga 20 për qind që është për pjesën tjetër? Çfarë mendoni për këtë?
A mundet që një shtet kandidat për tu bërë pjesë e BE-së t’i premtojë njerëzve që blejnë pasaportën përjashtime dhe taksa preferenciale?
Si e vlerësoni vendimin e Shqipërisë për të shitur pasaporta duke pasur parasysh faktin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë?
A ndikon vendimi i Shqipërisë për të shitur pasaporta në sigurinë kombëtare?
A e mbani mend dëshirën e parlamentit holandez për të ndaluar udhëtimin pa viza nëpër Evropë për shqiptarët sipas me mocionin të deputetit Van Toorenburg për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë përmes vënies në punë të mekanizmit të pezullimit emergjent?
A është e vërtetë që Komisioni Evropian ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kriteret zyrtare të Rregullores 2018/1806? Nëse po, si është e angazhuar tani Hollanda për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët?
A jeni i gatshëm të nxisni Bashkimin Evropian që të përdorë mekanizmin e pezullimit emergjent të vizave?
A jeni i gatshëm të konsultoheni me Komisionin Evropian për faktin se Kryeministrat e dy vendeve kandidate (Shqipëria dhe Mali i Zi) kanë treguar që do të shesin pasaporta pasi kjo ka pasoja për integritetin e Bashkimit Evropian? Nëse po, kur do ta bëni këtë dhe a mund ta informoni parlamentin për këtë në janar?
Komisionerja e Drejtësisë e BE-së, Vera Jourova dhe Delegacioni i BE në Tiranë, në një intervistë deklaruan se nuk do ta këshillojnë Ramën që ta përdorë këtë skemë, pasi kjo mund të procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një video të fjalimit të Ramës në këtë aktivitet, ai shprehet se e di që BE nuk është dakord me këtë skemë, por se ai do ta aplikojë atë sidoqoftë.