Parodia dhe BDI-ja

Shkruan: Zeqirija IBRAHIMI

Kuptimi i fjalës PARODI është imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë; përngjasim qesharak që i bëhet diçkaje për ta vënë në lojë; diçka e ngjashme me një tjetër, por e pagoditur dhe e shtrembëruar.

Në letërsi vepër parodie llogaritet “Don Kishoti i Mançës”, që është parodi për romanet kalorësiake të kohës së renesancës, duke i përqeshur veprat që madhëronin heronj të paqenë të kohës.
Kur Lasgush Poradecit i kërkuan të bëjë një poezi për Mbretin Zog, ai ua ktheu me poezinë parodike: “E ku mundet një poet / me një copës poezi / të të lëvdojë ty o mbret, / që bëre një mbretëri?!”.
Në muzikë parodi është, fjala bie, kënga “Zulqyflie”, që grupi “Xhepat e zbrazët” në vitet e ’90-ta e kishte bërë për t’i përqeshur këngët tallave të asaj kohe.
Në diskursin politik parodi është kur shqiptarët shkruajnë nëpër FB “A upton?”, “O shoçi!”, “Unë e kam prish’ Jugosllavinë” ose “Vëndi vëndi.”, sepse gjithkush e di se ato janë shprehje për të përqeshur a satirizuar një kryetar të një partie politike, i cili duke dashur të duket si më i mençur, del tamam si Don Kishoti i Mançës.
Pastaj parodi është edhe një fotografi (selfi) që e bëra unë në mbyllje të fushatës në Tetovë, duke u fotografuar me masën e njerëzve prapa, që ishte mesazh parodie për një kandidat parodik të BDI-së, që bënte selfi me Metodija Sharlon, duke menduar se është Nexhat Agolli.
E, kur sot i shoh disa aktivistë dhe disa portale të BDI-së, që nuk e kuptojnë parodinë, por e madhërojnë BDI-në dhe ashtu dalin parodikë, më vjen të qaj për ta. Sepse ranë ata dhe njerëzit filluan të mburren me budallakinë. Le që nuk e kuptojnë parodinë dhe nuk turpërohen që nuk e dinë, por edhe mburren me budallakinë.
Nuk është keq të jesh i paditur, por është keq të mburresh me injorancën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme