Një prej parodistëve të Vlorës po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Bëhet fjalë për Mane Lumanin, që do t’i nënshtrohet një operacioni delikat në zemër. Duket se pamundësia ekonomike e ka ‘detyruar’ humoristin që t’i kërkojë ndihmë shqiptarëve për të kontribuar rreth këtij operacioni. Por përgjigja ndaj kësaj thirrjeje për ndihmë ka qenë minimaliste. Sipas gazetarit Ergys Alushi për operacionin e tij janë mbledhur vetëm 200 euro dhe 500 lekë.
“Legjenda kryen një operacion të vështirë në datën 1 shkurt dhe ndihma e njerëzve për të ka qenë vetëm 200 euro dhe 500 lekë! Bashkia e Vlorës e ka injoruar kërkesën e “Mjeshtrit të Madh” për ndihmë financiare për të kryer operacionin! Legjenda nuk kërkon lëmoshë, por minimalisht respekt e mirënjohje në të gjallë për atë që ka dhënë me humorin e tij”, shkruan gazetari.



