Gazetar: Evi Shkopi
“Parqet në Komunën e Çairit, janë lënë pas orë. Mund të thuhet bindshëm, sepse gjendja në terren është katastrofale. Bari kositet pothuajse njëherë në muaj, por më parë punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime”, kryenin punën e tyre, apo kositnin barin, pothuajse çdo të hënë dhe të enjte. Megjithatë, tashmë gjendja është kështu siç është”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi
Banorët që anketuam pranojnë se parqet nuk po mirëmbahen, ndërsa bari siç thonë është rritur aq shumë sa kanë frikë të lejojnë fëmijët të lozin jashtë për shkak të insekteve.
“Duhet të ketë më shumë pastërti që të ketë shëndet. 01:17 Praktikisht duhet të mirëmbahet. Duhet të mirëmbahet, sepse ka fëmijë, ne jemi të moshuar më rehat dalim kur është i mirëmbajtur.01:41 Shoh që këtu s’kanë pastruar, atje gjithashtu”, Banor
“Shumë pak kujdesen për parqet. Unë kam punuar më parë në Higjienën Komunale, e di si funksionon. 02:22 Nuk e kositin, pluhur sa të duash.02:42 Ka goxha insekte. Por, ka dhe një tjetër problem, këta që shëtisin qentë e tyre nëpër parqe dhe më pas nuk pastrojnë. 02:54 Higjiena zero”, Banor
Mund të jetë edhe më mirë. Edhe njerëzit që janë këtu nuk janë në nivelin e duhur. 03:22 Higjienë jo. 03:26 Mirë ajo, po shihet që e kanë prerë, mirëpo jo gjithmonë”, Banor
Nga Komuna e Çairit kërkojnë nga Ndërmarrja “ Parqe dhe Gjelbërime” që të bëjnë punën e tyre. Zëdhënësi i Komunës Fari Hiseni, thotë se këto dy institucione më parë kanë pasur bashkëpunim të shëndoshë, dhe apelon që një bashkëpunim I tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Jemi të vetëdijshëm se kohët e fundit ka rritje enorme të barit pranë banesave kolektive 04:21 Mirëmbajtja e parqeve, mirëmbajtja e gjelbërimit në çdo komunë të Qytetit të Shkupit, është kompetencë dhe punë e ndërmarrjen “Parqe dhe Gjelbërime” Andaj, nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa vetëm të bëjnë punën që kanë për detyrë”, tha Fari Hiseni- Zëdhënës i Komunës së Çairit
Por, nga Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” mirëmbajtja e parqeve mes banesave kolektive në komunat e Shkupit, nuk është kompetencë e tyre. Nga atje thonë se ata vetëm ndihmojnë herë pas herë komunat.
“Detyrim i NP “ Parqe dhe Gjelbërime është mirëmbajtja e gjelbërimit në pjesën e bulevardeve në Qytetin e Shkupit. Gjelbërimi në parqet tek banesat kolektive është nën kompetencat e komunave dhe të njëjtat janë të detyruara për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave. Sidoqoftë si përgjegjësi kolektive, ne si ndërmarrje organizojmë aksione me komunat, për t’u ndihmuar këtyre të fundit për mirëmbajtjen e hapësirave në fjalë. Një aksion I tillë në Komunën e Çairit është paraparë të nisë më 30 maj, pra të hënën”, thonë nga Ndërmarrja Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”
Në statutin e ndërmarrjen në fjalë, në nenin 17, thuhet se për realizimin e detyrimeve të saj dhe në përputhje me Ligjin për Veprimtari Komunale, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Gjelbërimin urban dhe Ligjin për Qytetin e Shkupit, ndërmarrja kryen aktivitetet si:
Neni 17, Statuti i NP “Parqe dhe Gjelbërime”
–Rregullon dhe mirëmban gjelbërimin në Qytetin e Shkupit
-Shton sipërfaqet e gjelbëruara
-Mirëmban, sistemon dhe mbron parkun- në malin Vodno dhe Gazi Babë dhe qendrat recreative sportive.” /Alsat.mk