Gazetar: Zekirija Haxhiu
Shumë parregullsi dhe dobësi sistematike ka treguar raporti i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) për Komisionin e Letrave me Vlerë.
“Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar se është kryer fshirje nga evidenca kontabël e gjësendeve të tundshme të shpenzuara sipas inventarit, pa vendim të Qeverisë dhe pa zbatuar procedurë për heqjen e tyre, si dhe se pagesa e pagës për një pjesë të të punësuarve bëhet për orar të pjesshëm pune dhe është zbatuar normë më e ulët gjatë përllogaritjes së kompensimit gjatë pengesës në punë (pushim mjekësor)”, thonë nga ESHR-ja.
Në Raport është konstatuar se janë realizuar shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe janë kryer prokurime të mallrave dhe shërbimeve pa zbatuar procedurë për prokurim publik, mbi pragun vlerësues të përcaktuar në mënyrë ligjore.
“Është evidentuar edhe nevoja për rregullimin me ligj të pagës dhe kompensimeve për personat e zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi, kryetarin dhe anëtarët e Komisionit, nevoja që paga e të punësuarve në Komision të rregullohet me ligj ose me Marrëveshje Kolektive”, njoftojnë nga ESHR-ja.
Është evidentuar edhe nevoja për ndërmarrje të aktiviteteve për ndryshimin dhe plotësimin e rregullativës – akteve nënligjore, përmes së cilave do të sigurohet respektimi i plotë i parimit kontabël të “ndodhjes së modifikuar të ndryshimeve afariste, respektivisht transaksioneve”. /Alsat.mk