Partia belge reagon për politikanin shqiptar që u kap me 3 kg drogë

Partia Kristian Demokrate Flamane (CD & V) në Belgjikë ka reaguar pas lajmit se kandidati për Asamble Komunale në Antwerp, politikani me origjinë shqiptare Rediart Cankja është kapur me 3 kilogram heroinë në Francë vetëm një muaj para zgjedhjeve në Belgjikë.

Kryetari i CD & V, Kris Peeters ka thënë se nëse vërtetohet lidhja e politikanit shqiptar me 3 kilogramët e drogës që i janë kapur, atëherë Cankja nuk do të jetë në listë.

“Nëse ky lajm është i saktë, është e qartë se ai nuk mund të jetë në listë”, deklaroi Peeters, raporton Neiuws Blad.

Udhëheqësi i CD & V thotë se nuk e njeh Cankjën shumë mirë.

“Ne kemi 55 kandidatë për Asamble Komunale në Antwerp dhe ka edhe kandidatë nga rrethet e tjera. Ky është numër i madh dhe gjithashtu nuk kemi mundësi të dërgojmë Siguri Shtetërore tek secili prej tyre”, ka thënë Peeters.

Peeters thekson se degët e partive janë përgjegjëse për shqyrtimin e kandidatëve.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë njerëzit në mënyrë korrekte, por këta njerëz gjithashtu duhet të jenë të sinqertë. Më vjen keq për këtë, por për fat të keq kjo mund të ndodhë”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme