Partia Euroatlantike e Kosovës, që udhëhiqet nga ish-deputeti Milaim Zeka, nuk ka mundur që të marrë as 1% të votave.
Partia e re që Zeka po udhëheq duket se nuk është votuar shumë nga qytetarët, ajo nuk ka mundur të marrë edhe shumë vota.
Kështu duke u numëruar 95.29% të votave, PEK ka marrë vetëm 1027 vota apo 0.13 %..
Ndonëse ky i fundit shprehej optimist që do ta kalonte pragun, duket se kjo nuk do të ndodhë.