Partia e re ka kohë të formohet para zgjedhjeve (Video)

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Tetori ishte muaji, kur vendit do t’i shtohej partia më e re. Të paktën kështu kishin deklaruar, vetë bashkëthemeluesit, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila.

Përderisa muaji tetor ka përfunduar, kjo parti ende nuk është zyrtarizuar. Krejt çka është bërë e ditur rreth partisë është se gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK-LDD në Gjakovë u deklaruan në mbështetje të kësaj partie.

Tribuna Channel, ka provuar të kontaktojë Dedën e Kusari-Lilën për të kuptuar se kur do ta prezantojnë partinë e tyre, mirëpo asnjëri prej tyre, nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndërkohë, në vend po qarkullojnë zëra për zgjedhje të parakohshme.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha se Ilir Deda është vonuar shumë me krijimin e partisë së tij.

Për analistin tjetër Imer Mushkolaj, zgjedhjet nuk pritet të mbahen shpejt, dhe për këtë kjo parti ka kohë për konsolidim.

“Është mirë që partia e re të formohet sa më shpejt. Zgjedhjet e parakohshme nuk pritet të mbahen shpejt, andaj po që se krijohet tash, partia e re do të ketë kohë të mjaftueshme për konsolidim. Aq më tepër kur tash është një moment i duhur për krijimin e një subjekti të ri politik”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme