Partia e serbëve të Kosovës (PSK) ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskë, ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë dialogun me serbët lokalë të veriut.
“I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që në vend të veprimeve të tilla të tepruara të fillojnë dialogun politik me serbët nga veriu i Kosovës dhe të përpiqen të arrijnë një sukses të përbashkët në komunikimin direkt, i cili varet vetëm nga ne”, thuhet në komunikatën e PSK-së.
Më tej, ai ka kërkuar që të mos humbet kohë, pasi, sipas tij, çdo vonim mund të sjellë rezultatet shkatërruese.
“Nëse presim KFOR-in, EULEX-in, UNMIK-un si deri më tani do të humbim kohë të çmuar dhe nuk do të shkojmë larg, dhe rezultatet do të jenë shkatërruese si për shqiptarët ashtu edhe për serbët që pa dyshim duan një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, duke respektuar interesat jetike dhe palët e tjera”.