Partitë maqedonase tentuan të blejnë vota për 1,000 denarë

MPB vërtetoi se në dy raste kanë ndërhyrë pas rasteve për tentimin e blerjes së votuesve. Njëri rast në Koçani ku aktivist të LSDM-së kanë tentuar që për 1.000 denar të marrin letërnjoftime, ndërsa tjetri rast është në Kavadar, ku njashtu për 1.000 denar aktivist të koalicionit në pushtet kanë tentuar që të fitojnë përkrahje për veten, transmeton TetovaSot.

Mbrëmë rreth orës 19 dy persona nga fshati Trknanje, Kocanë, kanë lajmëruar se personi Sashko M. nga i njëjti fshat i ka kërkuar letërnjoftime që të mos kanë mundësi të votojnë për kompensim prej 1.000 denar. Për këtë rast është raportuar në Prokurorinë Themelore Publike dhe te gjykatësi kompetent. Te personi i dyshuar dhe tre personat tjerë policia ka gjetur lista dhe para. Kontroll është kryer edhe në veturat e tyre.

Ministria e punëve të brendshme vërtetoi se një person nga Kavadari dje ka lajmëruar se në lagjen rome janë afruar që për 1.000 denar nesër të votohet për VMRO-DPMNE-në. Për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Një grup i qytetarëve në Kavadar dje janë mbledhur para komunës pasi që kanë dëgjuar se këtu jepen nga 1.000 denar për premtimin se nesër do të votojnë për VMRO-DPMNE-në. Ka intervenuar policia, pas së cilës qytetarët e mbledhur kanë shkuar para selisë së Lidhjes së Romëve.
Policia ka ftuar në bisedë informative disa persona nën dyshimin se kanë shpërndarë para.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme