Partitë opozitare reagojnë ndaj arrestimeve të fundit për tragjedinë në Koçan

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Hetimet e Prokurorisë, partitë opozitare i cilësojnë si selektive, ndërsa kanë për qëllim nxitjen e tensioneve ndëretnike. Nga BDI thonë se Qeveria po i përdorë disa individë të arrestuar si kurban, për të mbrojtur funksionarët aktual, përfshirë ministra dhe drejtorë aktualë.


Mickoski, përmes arrestimeve të pabazuara të shqiptarëve, po përpiqet të nxisë tensione ndëretnike si mbulesë për dështimet e Qeverisë dhe si mjet për të shkaktuar përçarje etnike. BDI dënon ashpër arrestimet e fundit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë. Këto veprime të paprovuara, të nisura nga institucionet e kontrolluara nga Mickoski, shërbejnë për të targetuar qëllimisht individë për qëllime politike, thanë nga BDI.

  • Mickoski përpiqet të nxisë tensione ndëretnike
  • Targetohen qëllimisht individë për qëllime politike

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës thotë se po përdoret tragjedia e Koçanit për të frikësuar shqiptarët.

Arrestimet duke keqpërdorur tragjedinë e Koçanit kanë dy qëllime:
– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qendrore.
– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale, deklaruan nga
ASH, krahu i Selës.

  • Arrestimet, me prapavijë etnike
  • Po fshehën përgjegjësit e vërtetë

LSDM thotë se Hetimet ende nuk kanë përgjigje për çështjet kyçe.

Kush është përgjegjës për zjarrin ku humbën jetën 61 jetë dhe rreth 200 të rinj u lënduan?
Kush do të përgjigjet për lëshimet në siguri, për të cilat drejt për drejtë përgjegjës janë MPB dhe BSP? – LSDM.

  • Kush është përgjegjës për zjarrin?
  • Përgjegjës janë MPB dhe BSP

Duke iu përgjigjur akuzave politike kryeprokurori Kocevski, thotë se hetimet nuk bazohen në përkatësi politike apo etnike.

“Për përbërjen etnike të hetimit nuk mund të komentoj asgjë. Vetëm do u them se deklarata të tilla edhe më tej do të ketë. Prokuroria gjithsesi se do të punojë drejt dhe sipas ligjit dhe në këtë pjesë mund t’u garantoj se nuk ka asnjë hetim selektiv për cilindo anëtarë, qoftë politik apo etnik,” deklaroi Ljupço Kocevski – Kryeprokuror.

Në të njëjtën linjë është edhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

Nuk guxojmë të lejojmë që ky hetim të jetë nën ndikim të përplasjeve politike dhe dashakeqës politik, të cilët duke dashur që mbi zemërimin e qytetarëve të Maqedonisë të përfitojnë pikë politike, mendojnë se mund të na shtyjnë në drejtim e cila nuk do të ishte e dëshirueshme nga zbatimi i një hetimi ligjor, themelor dhe profesional nga ana e organeve të përndjekjes, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Nga gjithsej 45 personave të përfshirë deri tani në hetimet për Koçanin, shumica e funksionarëve janë nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së ndërsa të paktë janë ata nga pushteti aktual. Të vetmit që janë përfshirë në hetime janë dy kryetarë të komunës së Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, aktualisht ministër, Shaban Saliu, dhe drejtori aktual i kësaj drejtorie, kuadër i VLEN-it, Xhevat Selami. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme