Partitë politike bënë shkelje, ndëshkohen me 60 mijë euro gjoba

Subjektet politike të cilat kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë këtyre gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore, janë ndëshkuar me rreth 60 mijë euro gjoba, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse qytetarët nuk janë ankuar, ka pasur ankesa të shumta të cilat janë adresuar nga partitë politike dhe nga organizatat joqeveritare.

Këto gjoba për partitë politike janë shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në kohën kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e parakohshme nacionale që po do të mbahen më 6 tetor.

Drejtuesit e PZAP kanë njoftuar se ankesat janë paraqitur nga OJQ-të dhe subjektet politike të cilat monitorojnë fushatën zgjedhore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme