Partitë u morën vesh, së shpejti caktohet data e zgjedhjeve

Përfaqësuesit e katër partive politike të Maqedonisë, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, më në fund arritën marrëveshje lidhur me kompetencat e ministrit të Punëve të Brendshme, që ishte pika e fundit rreth së cilës “thyheshin heshtat”. Siç mësohet, partitë në pushtet kanë pranuar që të suspendojnë ndryshimet e Ligjit për Punë të Brendshme që i miratuan para do kohë pa praninë e opozitës në Parlament.
Mësohet gjithashtu se njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të formohet qeveri teknike.

Sipas mediumeve, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje që datën e zgjedhjeve ta kontraktojnë më 31 gusht.
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Shkup Jess Bailey, i cili ka marrë pjesë në procesin negociator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme