Kryeministri bullgar, Boyko Borissov njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë së ardhshme, pas një fitoreje të ngushtë të partisë së tij konservatore në zgjedhjet legjislative në fillim të prillit.
“Unë nuk do të kandidoj për kryeministër”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Ai e shpjegoi vendimin e tij me dëshirën “për të mos përçarë kombin”, ndërsa konsideroi se “nuk kishte njeri më kompetent” se ai për këtë post.
“Unë do të paraqes emrin e një kryeministri tjetër, me një orientim të qartë pro-europian dhe pro-NATO”, shtoi tha Borisov, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në pushtet që nga viti 2009 pothuajse pa ndërprerje, udhëheqësit 61-vjeçar iu desh të përballej me një valë të madhe protestash verën e kaluar kundër korrupsionit që pllakos vendin dhe lidhjeve të tij të supozuara me oligarkinë.