Pas 5 ditësh, Behgjet Pacolli e lë atdheun që “i mungonte”

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ia ka kthyer shpinën atdheut, për të cilin pak ditë më parë thoshte se i mungonte shumë.Pesë ditë pasi i ishte gëzuar kthimit në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës, Pacolli ka fluturuar sërish sot për në Zvicër.Më 30 prill, kur më në fund arriti në Kosovë pas një hallakame të shkaktuar rreth mundësisë së aterrimit në Aeroportin e Prishtinës, që ndërlidhej me mundësinë e karantinimit të tij pasi vinte nga një vend i jashtëm, Behgjet Pacolli kishte shkruar porsa kishte mbërritur në shtëpinë e tij: “Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu.”

Por, atdheut ai ia ktheu shpinën.Behgjet Pacolli sapo ka njoftuar se është kthyer në Zvicër, te familja e tij. “Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet“, ka shkruar ai në Facebook.Duhet theksuar se në ditën kur aterroi në Aeroportin e Prishtinës, ku kishte ardhur nga Tirana, Pacolli shfryu kundër institucioneve të Kosovës, sidomos kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme