“Pas deklaratës së Irinejit, ka përfunduar dialogu për Kosovën”

Kryetari Lëvizjes serbe Dveri, Boshko Obradoviq ka deklaruar sot se kjo lëvizje përkrah qëndrimin e patriarkut serb Irinej se “Kosova nuk bën as të dorëzohet e as të dhurohet dhe se ajo që është marrë me dhunë, duhet doemos të kthehet” dhe mendon se pas kësaj deklarate të patriarkut “dialogu i brendshëm për Kosovën ka përfunduar”, transmeton Koha.net.

“Pas këtyre fjalëve të patriarkut, prapa të cilave qëndron përvoja shumëshekullore e Kishës Ortodokse serbe , nuk ka se çfarë të shtohet e as të merret”, citon “novostionline të ketë thënë Obradoviq.

Lidhur me deklaratën e Vuçiqit se dialogu për Kosovën do të fillojë në vjeshtë, ai ka thënë se “nuk mund të zhvillohet dialog për territorin tënd shtetëror”.

Ai mendon se e gjitha që është dashur të thuhet për këtë temë, është e shkruar në Kushtetutë, pos nëse, siç tha, nuk dëshirohet të ndryshohet Kushtetuta dhe, ashtu si po thonë qendrat e jashtme të forcës, të dorëzohet Kosova”.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme