Pas denoncimeve se ngacmonte sek*ualisht nxënëset dhe i përndiqte, mësuesi maniak përfundon në prangat e policisë

Policia e Librazhdit ka ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare “Rrajcë Skënderbej”, pas dy denoncimeve për vepra të rënda penale ndaj të miturave.


Sipas burimeve zyrtare, ndaj Hoxhës kanë depozituar kallëzim dy familje të fshatit Rrajcë, të cilat pretendojnë se ai përndiqte dhe ngacmonte seksualisht vajzat e tyre, të moshës 13 dhe 14 vjeç. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë te të miturat dhe familjet e tyre.

Pas kallëzimit, 55-vjeçari është larguar nga fshati, ndërkohë që është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë ndalimin e tij.

Nga veprimet e para hetimore është konfirmuar përsëritja e sjelljeve të dyshuara. Ndërkohë, policia ka sekuestruar prova që mund të mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Ndaj Fatmir Hoxhës rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj të miturave – vepra të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar. Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të çështjes dhe mbledhjen e provave ligjore të nevojshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme