Pas disfatës flet Albin Kurti: U bashkuan të gjithë kundër VV-së

Kryeministri i Kurti më në fund ka thyer heshtjen rreth rezultateve të zgjedhjeve ku VV-ja doli e katërta në renditje për sa i përket fitoreve nëpër komuna.

Kurti ka thënë se përgëzon KQZ-në për organizimin dhe punën e mirë që ka bërë në këto palë zgjedhje.

Ai ka thënë se do të bashkëpunoj me të gjithë të zgjedhurit pa dallim, vetëm se do jetë më bashkëpunues me ata që e luftojnë egër korrupsionin posaçërisht ndërtimin e egër që aty po bëhet pastrim parash.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu shtoi se rezultatet për subjektin që ai drejton do t’i analizojnë më vëmendje dhe se në këto zgjedhje të gjithë u bënë kundër tij.

“Rezultati jo i kënqashëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme