Publicistja Flaka Surroi përmes rrjetit të saj social Facebook ka reaguar ndaj dorëheqjeve që po ndodhin në VV, raporton Gazeta Blic.
Surroi e cila ka shpërndarë në Facebook lajmin edhe për dorëheqjen e Frashër Krasniqit ka thënë se nuk po e merr vesh këtë valën e dorëheqjeve në VV.
“Nëse ideja është të partia të ndahet në dysh, nuk e di pse po e zgjasin kaq shumë procedurën”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Surroit:
Sinqerisht nuk po e marr vesh këtë valën e dorëheqjeve në VV.
Nëse ideja është të partia të ndahet në dysh, nuk e di pse po e zgjasin kaq shumë procedurën.
Zgjedhjet e reja do të vijnë shpejt, e kështu siç janë nisur, do të mbesin të dy fraksionet pa prag zgjedhor.