Pas dy dekadash, Tearca dhe Jegunoci bëhen me njësi kundër zjarrit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Pas më shumë se dy dekadash kërkesa e vazhdueshme e banorëve për të pasur më afër njësi territoriale kundër zjarrit në komunën e Tearcës dhe Jegunocit u bë realitet.  Kreu i komunës së Tearcës, Daut Memishi tha se banorët tani e tutje do të ndjehen më të sigurt në raste të zjarrit.

“Pas shumë vitesh pritje premtime e mos realizim, sot më në fund po bëjmë një hap të rëndësishëm për sigurinë, e mirëqenien për gjithë banorët tanë. Sot po e hapim njësinë kundër zjarrit edhe në komunën e Tearcës. Ky nuk është vetëm një investim i thjeshtë, por është një investim për sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi Daut Memishi. Kryetar i komunës së Tearcës.

“Kjo është dëshmi se punojmë në interes të banorëve dhe decentralizimin nuk do e kemi vetëm në letër por edhe në realitet dhe do punojmë edhe në projekte tjera që bashkë do i realizojmë në periudhën e ardhshme që do jenë në interes edhe të Pollogut edhe komunës së Jegunocit”, tha Dime Konstadinoski. Kryetar i komunës së Jegunocit.

Njësia fillimisht do të ketë numër të kufizuar të zjarrfikësve dhe do të punohet në vetëm një ndërrim.

“Në këtë nënstacion të komunës së Tetovës këtu në Tearcë do të ketë të punësuar tetë persona që do jenë për momentin me vetëm një ndërrim derisa ta shihet funksionaliteti saktë dhe më pastaj të bëhet edhe shërbim 24 orësh”, theksoi Avni Ameti. Shef i NJTKZ Tetovë.

Njësi e ngjashme e disperzuar, së shpejti pritet të hapet edhe në komunën e Bogovinës./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme