Pas Fierit, lezhjanët dhe vlonjatët ngrihen në protestën e heshtur me moton ‘Stop vrasjes në komisariate’

Me moton “Stop vrasjes në komisariate” dhjetra qytetar të mbështetur nga përfaqësues të ‘Grupit të Rithemelimit të PD në Mirditë zhvilluan një protestë të heshtur, duke ndezur qirinj para komisariatit të policisë. Protestë e ngjashme u zhvillua edhe para komisariatit të policisë në Lezhë. Këto protesta vijnë pas vetevarjes së të riut pak ditë më parë në paraburgimin e komisariatit të policisë së Kavajës.

 Prej orës 20:00 përfaqësues të PD-së në Vlorë kanë ndezur qirinj para ambienteve të Komisariatit në shenjë proteste për të riun që humbi jetën në Komisariatin e Kavajës. Protesta në heshtje e të pranishmëve ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë dhe ka vijuar e qetë.

Fieri dhe Kavaja janë dy qytetet e para të cilët kanë nisur protestën e heshtur kombëtare e paralajmëruar nga Partia Demokratike.

Në moton “Stop vrasjes në komisariate”, gjithashtu protesta do të mbahet edhe në Tiranë.

 Kujtojmë qe nje dite me parë Berisha tha se kërkon dorëheqjen e menjëhershme te ministrit Bledi Çuçi per kete ngjarje.

“Drejtori i policisë, heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale, kur në harkun kohor 5 javor dy të rinj vdiqën, u vdiqën në qelitë e komisariatit të Policisë ku duhet të ishim më të sigurt se në cdo vend tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçi, drejtorit Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.

Do i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër, që në orën 8:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore “Stop vrasjeve në Komisariate”, tha Berisha./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme