Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave.

Pas Arben Gashit, një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së këtij subjekti, Hykemte Bajrami.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka kërkuar rinumërimin e çdo vote dhe hetimin e çdo dyshimi lidhur me procesin zgjedhor.

“Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo theksoi se çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi kjo është e domosdoshme për të forcuar besimin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka theksuar Bajrami.

Ish-ministrja në fund apeloi për angazhimin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së për të mbrojtur vlerat e partisë dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike në shërbim të qytetarëve të Kosovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme