Ditë më parë, Zvicra largoi Kosovën nga lista e vendeve që paraqesin rrezik për COVID-19. Ky vendim bëri që shumë mërgimtarë nga Zvicra të nisen drejt vendlindjes së tyre.
Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusëve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.
Shumë agjencione kosovare kanë konfirmuar arritjen e qindra mërgimtarëve drejt Kosovës. /Gazeta Sinjali/