Pas iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, lajmërohet Xhavit Haliti!

Njëri nga njerëzit kryesor të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tash nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka hezituar të flas rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haliti tha shkurt për ‘Gazeta Blic’ se nuk dëshiron të deklarohet rreth kësaj.

“Nuk mund të deklarohem asgjë”, tha ai për Gazeta Blic, duke mos dashur që të komentojë më shumë.

Xhavit Haliti, i cili ishte ndër njerëzit e përfolur në raportin e ish- senatorit zviceran, Dick Marty, mbi bazën e të cilit edhe u themelua Gjykata Speciale, më 3 gusht të vitit 2015 kishte votuar pro themelimit të kësaj gjykate.

Ai në deklaratat e mëhershme, kur i ishte përmendur emri si një nga të akuzuarit e mundshëm, kishte deklaruar se beson në luftën e pastër të UÇK-së.

Ndërkohë, para disa ditësh 43 deputetë kanë kërkuar thirrjen e një seancë të jashtëzakoshme, ku u kërkua zhbërja e Gjykatës Speciale. Këtyre nënshkrimeve të më shumë se 1/3 së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u kishte paraprirë një peticion që e kishin organizuar Organizatat e dala nga Lufta e UCK-së.

Thirrja e kësaj seance, e cila në prapavijë kishte tre udhëheqësit e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, nxiti reagime shumë të ashpëra të bashkësisë ndërkombatëre.

Përfaqësuesit e vendeve të Quintit, me deklaratat e tyre paralajmëruan edhe rrezikimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadori amerikan, Greg Delaëie pas kësaj iniciative tha se liderët kosovarë poi a ngulin SHBA-ve thikën pas shpinës.

E, më i ashpër ishte ambasadori britanik, O,Conel, i cili tha se kjo ishte nata më e rëndë për Kosovën, që nga lufta.

Ndërkohë, përkundër që të premten dështoi thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, presidenti i vendit, Hashim Thaçi duket se nuk është dorëzuar.

“Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë po ashtu se nuk i inkurajojnë deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante si president.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme