Pas komenteve të Ozilit për myslimanët, Tv shtetëror i Kinës s’e transmeton ndeshjen Arsenal-Manchester City

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV e ka hequr nga programi ndeshjen e së dielës Arsenal-Manchester City si pasojë e komenteve të bëra nga mesfushori i Topçinjve Mesut Ozil, ka raportuar media shtetërore.

Ozili reagoi në mediat sociale rreth trajtimit të myslimanëve ujgurë në Kinë, raporton BBC.

Arsenali ka distancuar klubin nga qëndrimet e shtetasit gjerman, duke thënë se është “gjithmonë, si organizatë, apolitike”.

“The Global Times”, gazeta nacionale kineze në gjuhën angleze, i ka përshkruar komentet e Ozilit si “të pavërteta” dhe ka thënë se ka “zhgënjyer” autoritetet e futbollit.

Veç kësaj, Federata Kineze e Futbollit ka thënë se komentet e Ozilit ishin “të papranueshme” dhe i ka “lënduar ndjenjat” e fansave kinezë, transmeton Koha.net.

CCTV tani do të shfaqë të dielën ndeshjen mes Tottenhamit e Wolvesit, në vend të transmetimit direkt të ndeshjes si vendës të Arsenalit me kampionët në fuqi të Premier Ligës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Ozili, që është mysliman, i ka quajtur ujgurët “luftëtarë që i rezistojnë persekutimit” dhe ka kritikuar edhe Kinën edhe heshtjen e myslimanëve.

Kina vazhdimisht ka mohuar keqtrajtimin e myslimanëve ujgurë në vend.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth një milion njerëz – shumica prej të cilëve nga komuniteti mysliman ujgur – mendohet se janë dënuar pa u gjykuar në kampe me siguri të lartë.

Kina thotë se ata po edukohen në “qendra të formimit profesional” për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm fetar.

Ozili shkroi të premten: (Në Kinë) Kuranët po digjen, xhamitë janë mbyllur, janë ndaluar shkollat teologjike islame e medresetë, dijetarët fetarë janë vrarë një nga një. Pavarësisht kësaj, myslimanët qëndrojnë të heshtur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme