Pas konsumit fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje, policia nis verifikimet për çamçakëzin “drogë” që shitet në shkolla

Në shkollat e kryeqytetit po shiten çamçakëzë të cilat arrijnë të përgjumin fëmijët e mitur, duke rrezikuar kështu në shëndetin e tyre.


Lajmi është bërë i ditur pas një denoncimi në rrjete sociale të gazetarit Mentor Kikia, i cili ka mësuar për këtë rast nga një mësuese e një shkolle 9 vjeçare këtu në Tiranë.

Mësuesja ka paralajmëruar prindërit e nxënësve se të miturit pas konsumit të këtij çamçakëzi, e cila shprehet “Kjo është një lloj droge që po qarkullon si çamçakëz por ka pasoja, jep gjendje gjumi me sytë hapur”.

Raportohet se pas denoncimit në rrjete sociale nga gazetari, uniformat blu kanë nisur menjëherë verifikimet se për çfarë bëhet fjalë.

Mesazhi i plotë i mësueses drejtuar prindërve në Whatsapp:

Të nderuar prindër, po ndajmë me ju një problem të evidentuar nëpër shkolla. Kjo është një lloj roge që po qarkullon si çamçakëz, por ka pasoja. Jep gjendje gjumi me sytë hapur. Duhet të jemi të gjithë vigjilent, të ndihmojmë njëri-tjetrin për shëndetin e fëmijëve. Ditë të mbarë.

Postimi i plotë i gazetarit:

Kujdes! Ruani fëmijët nga një “substancë” e tillë

Në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë në formë të tillë, që ka trajtën e një çamçakëzi, dhe që përdorej nga një/disa nxënës. Mësuesja që e ka identifikuar, është treguar vigjilente dhe ka lajmëruar prindërit e nxënësve të klasës që të bëjnë kujdes, pasi ajo ka vërejtur se nga përdorimi i saj fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.

Po e bëj këtë publikim për të tërhequr vëmendjen e prindërve në kontrollin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve. Nuk kam informacion nëse kjo është një substancë narkotike apo jo, por padyshim që duhet të jetë e dëmshme në raport me gjendjen që prodhon.

Gjithashtu, duhet doemos një bashkëpunim me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Shkollat kanë qenë dhe janë të synuara nga shpërndarësit e substancave narkotike, pasi rrjetet e trafikantëve kërkojnë klientelë të re konsumatorësh. Ndërkohë që lista e produkteve narkotike shtohet rregullisht me substanca të reja sintetike.

Kundër këtyre problemeve sociale e kriminale, duhet një bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe policisë.

Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, për më shumë informim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme