Gjatë ditës së premte, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarrë masat e reja kundër koronavirusit. Shtatë komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja do të hynë në karantinë gjatë fundjavës.
Por, duket se kosovarët nuk duan të rikthehen përsëri në karatinë. Ata ia kanë mësyrë Shqipërisë gjatë natës, për të kaluar fundjavën. Indeksonline ka arritur të sigurojë një fotografi nga pika kufitare në Morinë, ku janë krijuar kolona të mëdha.
Përveç karantimit të shtatë qyteteve, me masat e reja, lokalet duhet të mbyllen në orën 20:00 në gjithë vendin.