Pas luftës në burgje vdiqën 51 persona, prej tyre 12 u vetëvranë

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Në interesimin e KTV-së, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se që nga viti 1999 deri tash, 51 persona kanë vdekur brenda burgjeve dhe qendrave të paraburgimit.

 

12 prej tyre ishin vetëvrasje, ndërsa të tjera vdekje natyrale, duke eliminuar shkaktarin e dhunës dhe për pasojë nuk është marrë në përgjegjësi ndonjë zyrtar burgu apo autoritet më i lartë në drejtësi.

Rasti i fundit është ai i Astrit Deharit, aktivistit të “Vetëvendosjes” që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, tash për tash në rrethana të pasqaruara. Familja e tashmë të ndjerit, avokati i saj Tomë Gashi, si dhe Lëvizja “Vetëvendosje” pjesë e së cilës ishte 26 vjeçari, insistojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Në anën tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një reagimi për media ka theksuar se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare, derisa çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në reagimin e SHKK-së përcjell “Koha.net”. “Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”, thuhet më tej aty.

Ndërkohë, Kohavisioni sonte në lajmet e mbrëmjes ka pasqyruar një tjetër rast, atë të familjes Baftijari, që tash një vit nuk ka raport përfundimtar të institucioneve shtetërore për vdekjen e të birit, Mentor Baftijari (34) në burgun e Dubravës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme