Pas masakrës së Floridas, rritet presioni mbi prodhuesit dhe shitësit e armëve

Firma më e madhe e menaxhimit të investimeve në botë, ka shtuar presionin mbi kompanitë që prodhojnë dhe u shesin armë civilëve pas masakrës në një gjimnaz të Floridës.

Black Rock Inc po mendon t’i ofrojë investitorëve shansin të mos hedhin para në kompanitë e armëve, të cilave u kërkon nga ana tjetër të tregojnë sesi e mbikqyrin përdorimin e sigurt të armëve.

Episodi i 14 shkurtit, ku vdiqën 17 vetë, thonë drejtues të koorporatës amerikane, kërkon një përgjigje. Lëvizja e menaxhuesit më të madh të aseteve në botë, me mbi 6 trilionë dollarë nën kontrollin e tij, përbën qëndrimin kritik më të detajuar deri më tani, nga një firmë e rëndësishme financiare, që prej sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar.

Siç ka ndodhur me shumë njerëz, tragjedia e kohëve të fundit në Florida, ia qartësoi akoma më shumë BlackRock -ut pasojat e tmerrshme të dhunës së armëve në Amerikë, thotë koorporata.

Ne besojmë se kjo ngjarje kërkon reagim dhe veprim nga një gamë e gjerë entitetesh, si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, vazhdon shënimi i postuar për klientët në faqen e saj të internetit.

Black Rock është aksionerja kryesore në dy kompani kyçe të prodhimit të armëve, Sturm, Ruger & Co dhe American Outdoor Brands, përfaqësuesit e të cilave nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi trysninë që po ushtrohet mbi ta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme